“Çmëndet” City 120 milion € për Guardiolën!

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Manchester City mund të drejtohet nga Pep Guardiola. Ekipi i sheikut arab Mansour Al Nahyan i ka bërë një ofertë të majme, ish teknikut të Barcelonës, që ai të marrë drejtimin e City, në sezonin e ri. 

Objektivi i Al Nahyan është trofeu i Champions League, dhe për këtë atij i duhet Guardiola. Duke qënë se Mancini nuk ja ka dalë mban, për të arritur qëllimin e bosit arab ai kërkon një pauses të denjë. Megjithatë Mansour nuk do ta ketë të lehtë pasi, Pep Guardiola në këto momente është i preferuar edhe nga skuadra të tjera. Spanjolli gjithashtu është kontaktuar edhe nga ekipi i Bayern, Milan dhe Chelsea, por Guardiola nuk ka shprehur asgjë konkrete në lidhje me këto skuadra. 

City është gati të sfidojë cilën do ofertë dhe sheiku Mansour do të shpenzojë plot 120 milion euro vetëm për krijim e një akedemie të stilit Barcelona vetëm të bind Pep Guardiolën, të vijë në ishull.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!