Mancini me maskë në konferencë për media! (Video)

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka gjetur një mënyrë origjinale për t’iu falënderuar trajnerit të skuadrës, David Platt i cili e ka mbështetur javëve të fundit.

Mancini, për shkak të mossuksesit në Ligën e Kampionëve është nën presion të madh të mediave dhe tifozëve të Cityt, ku për shkak të kësaj në vend të tij në shumë konferenca për gazetarë dhe bisedime me tifozët, është paraqitur Platt.

Italiani të premten në konferencë për media është paraqitur duke bartur maskë me fytyrë të Plattit, duke i bërë të qeshin gazetarët. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!