Kinezët braktisin Interin për Milanin

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Kinezët i largohen Interit dhe i afrohen Milanit. Pas pengesave burokratike, që frenojnë "martesën" mes zikaltërve dhe investitorëve aziatikë, Corriere dello Sport zbulon një prapaskenë të bujshme. 

Liu Yongzhuo, padroni i Guangzhou, është gati të futet në shoqërinë kuqezi. Ndërmjetësi për të mundësuar një tratativë në tavolinë me Berlusconi-n do të jetë Marcello Lippi, trajner i skuadrës kineze, i cili shihet edhe si drejtori teknik i mundshëm për në Milanello.

Kontaktet e para reale mes shoqërisë kuqezi dhe delegacionit kinez, të udhëhequr nga ish-trajneri i kombëtares italiane, do të jenë në dhjetor, ekzaktësisht në datën 4, kur të dy palët do të asistojnë së bashku në San Siro, në ndeshjen kundër Zenit, e vlefshme për Champions League.

Me shumë mundësi do të flitet për një përfshirje në shoqëri. Liu Yongzhuodëshiron të investojë në futboll dhe zotëron aktualisht një llogari personale prej 2,7 miliardë euro.

Nëse marrëveshja do të konkretizohet, edhe Marcello Lippi mund të ketë një rol të rëndësishëm në të ardhmen, si kuqezi. Pozicioni si Drejtor Teknik mund të jetë ideali për të.

Pas rusëve dhe arabëve, tashmë janë kinezët ata që interesohen për Milanin. Tashmë Berlusconi ka për detyrë të vlerësojë ofertat e mundshme dhe të vendosë se me kë do të ndajë “dashurinë” e tij për ngjyrat kuqezi. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!