David Luiz fton Falcaon te Chelsea

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Nuk arriti t’i shënonte Brazilit në miqësoren e New Jersey, megjithatë Radamel Falcao, për mbrojtësin e Seleçaos DavidLuiz, mbetet një nga sulmuesitmë të frikshëm dhe më të fortë në botë. Futbolllisti i Chelsea, i cili e ka të freskët në memorie humbjen me Atletico Madrid në Superkupën e Europës, ku Falkao shënoi një tregolësh, i bëri ftesë sulmuesit kolumbian që të transferohet në "Stamford Bridge" nën udhrat e Roberto Di Matteos, pasi atje ai do të kishte mbështetjen e plotë të shokëve të skuadrës.

Sipas David Luiz blerja e Falcaos do të ishte një investim shumë I mirë për klubin, pavarësisht se për ta transferuar në Londër, Roman Abramoviç duhet të derdhë në arkat e Atketico Madrid klauzolën 60 milionë euro për prishjen e kontratës me "El Tigre", i cili në 11 ndeshjen në këtë sezon ka arritur të shënojë 13 gola. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!