Trepça 89 barazon, Prishtina kampion vjeshtor

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Trepça ’89 ka gabuar sërish. Mitrovicasit nuk kanë mundur të fitojnë të enjten në Vushtrri në duel me Llamkos Kosovën, pasi përballja mes tyre ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0 – në kuadër të xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Superligës.

Madje, zhgënjyese ishte paraqitja e kandidatit për titull të kampionit, ndaj të cilit ka dominuar plotësisht ekipi vushtrrias, i cili në mungesë të fatit nuk mundi ta fitoj duelin.

Vendasit e kanë kontrolluar pjesën e parë, e madje i kanë lëshuar disa raste të mira shënimi, shumicën prej të cilave i humbi Xhevdet Mulliqi.

Vushtrriasit e kanë sulmuar nënkampionin e Kosovës edhe gjatë pjesë së dytë, por assesi nuk ia dilte të shënonte. Por, edhe Trepça ’89 e ka pas një rast ideal për ta shënuar golin e fitores, kur në minutën e 82-të Egzon Feka nuk u gjend si duhet para portës bardh e kaltër, dhe kështu ndeshja përfundoi pa fitues.

Ky epilog e shpalli matematikisht Prishtinën kampion vjeshtor, ngase kryeqytetasit tani i kanë katër pikë më shumë sesa Trepça ’89 që i ka 29 pikë, një xhiro para fundit të sezonit vjeshtor. Me këtë pikë të fituar Llamkos Kosova mbetet në vendin e dhjetë të renditjes me 16 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!