Derbi pa fitues, Besa 5-she Llamkosit

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Xhiroja e fundit e Raiffeisen Superligës së Kosovës ka përfunduar sot, ndërsa derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Trepçës ’89 dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues.

Kampioni aktual dhe pretendenti për titull i kanë ndarë piëkt në “Riza Lushta” duke luajtur baras 1-1.

Ballafaqimi i rivalëve të vjetër në mes “minatorëve” dhe kryeqytetasve ka dhënë lojë mjaft të mirë. Futbollistët e të dy skuadrave u angazhuam mjaft shumë duke krijuar raste të mira, kurse ishin prishtinasit nëpërmjet Azem Ahmetit (13) nga pika e bardhë kaluan në avantazh, raporton kosovapress.
Pas këtij goli, mitrovicasit tentuan gjithnjë që të gjejnë golin e barazimit të cilën e arritën në minutën e 51-të, më anën të Shpëtim Idrizit, i cili nga 20 metra preku rrjetën e Prishtinës duke i siguruar një pikë skuadrës së Trepçës ’89. Rastet nga të dy skuadrat nuk munguan as barazimit të rezultatit, megjithatë gola nuk kishte. Bazuar në lojën e shfaqur në terren, rezultati i barabartë edhe epilog real i këtij derbi të madh.

Drita-Vëllaznimi 3-1
Drita sezonin vjeshtor e ka mbyllur me fitore duke mundur Vëllaznimin me rezultat 3-1. Gjilanasit kësaj ndeshje iu qasen me ambicie që të arkëtojnë pikët e plota nga kjo ndeshje dhe në fund ia dolën që të arrijnë synimet e tyre. Ruhan Foniqi (23,66) shënoi dygolësh, kurse një gol për Dritën e realizoi Ismet Ramushi (81) nga penalltia. Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Alban Guci (75).

Besa-Llamkos Kosova 5-0
Besa e Pejës është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Llamkos Kosovën, të cilën e mposhtën me rezultat bindëse prej 5-0. Kapiteni i pejanëve, Haxhi Zeka shënoi dygolësh (15, 30). Dygolësh për Besën shënoi edhe Egzon Gashi, ndërsa golin e pestë dhe të fundit në këtë takim për pejanët e shënoi Adis Salihu. Besa me plotë meritë dhe lehtë arkëtoj tri pikë shumë të vlefshme në duel me vushtrriasit, sepse gjatë terë lojës pejanët janë treguar ekip superior.

Hysi-Ferronikeli 1-0
Hysi mezi ka mundur Ferronikelin me rezultat minimal 1-0. Nikoqirët gjatë terë lojës e kontrolluan më mirë lojën, ndërsa për fitoren e skuadrës nga Merdara u përkujdes Edon Zeqiri (90).

Hajvalia-Trepça 0-1
Trepça të shtunën pasdite në udhëtim munden Hajvalinë me rezultat 0-1. Futbollistët e Trepçës janë treguar skuadër më e mirë se nikoqirët dhe nëpërmjet golit të Enis Zaberxhës në minutën e 34-të fituan pikët e plota nga ky udhëtim i vështirë. Trepça me këtë fitore arrin në kuotën e 30-të pikëve dhe mbetet një nga skuadra që synon kreun e tabelës.

Drenica-Liria 2-0
“Kampionia” e barazimeve në këtë sezon të garave, Drenica më në fund iu gëzua fitores. Drenicasit në “Bajram Aliu” munden Lirinë me rezultat 2-0. Ishte sulmuesi Berat Hyseni njeriu që i siguroi pikët e plota “kuqezinjve” të Skenderajt duke shënuar dy gola (21.28). Drenica me këtë trepikësh arrin në kuotën e 16-të pikëve, por mbetet në mesin e skuadrave të rrezikuar.

Rezultatet
Besa-Llamkos Kosova 5-0
Trepça ’89-Prishtina 1-1
Drita-Vëllaznimi 3-1
Hysi-Ferronikeli 1-0
Dje
Drenica-Liria 2-0
Hajvalia-Trepça 0-1
Renditja
1. Prishtina 34
2. Trepça ’89 30
3. Trepça 30
4. Drita 26
5. Hajvalia 24
6. Hysi 24
7. Ferronikeli 22
8. Besa 21
9. Vëllaznimi 17
10. Llamkos Kosova 16
11. Drenica 16
12. Liria 13

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!