Edhe Mou në ndjekje të rekordeve!

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Për trajnerin portugez të Real Madrid, Jose Mourinho, sfida me Manchester City-n, e vlefshme për javën e pestë të fazës së grupeve të Champions League, do të jetë shumë e veçantë.
"Special One", i cili në të kaluarën ka udhëhequr Porton, Chelsean dhe Interin, me ndeshjen e së mërkurës mbrëma do të bëhet trajneri më i ri në moshë që arrin 100 paraqitje në ndeshjet europiane.
49-vjeçari nga Setubali do t'i lë kështu prapa trajnerët e njohur si Sir Alex Ferguson, Arsene Wenger, Carlo Ancelotti, etj, të cilët nuk e kishin arritur një gjë të tillë në një moshë me Mourinhon, i cili për më tepër ka fituar edhe dy herë Champions League-n./indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!