El Sharawy: Pato 1 gol borxh te unë

Unknown | Thursday, November 22, 2012 |


Stephan El Sharawy i ka thënë Alexandre Patos se i ka një gol borxh pas asistimit perfekt që i bëri ndaj Anderlecht.
"Pato është një kampion i jashtëzakonshëm, por që duhet të gjejë formën dhe vazhdimësinë e të luajturit. Jam i lumtur që munda ta dërgoj në gol, por më e rëndësishmja është që ai vulosi edhe rezultatin final, që na lejon të shkojmë në 1/8-at e Ligës së Kampioneve.
Tani, ai e di që më ka një borxh, sepse shpejt pres unë asiste prej tij për të shënuar, pse jo ndaj Juventusit" deklaroi El Sharawy./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!