Pato: Dua të luaj më shumë

Unknown | Thursday, November 22, 2012 |


Alexandre Pato shënon por nuk është i lumtur. Sulmuesi brazilian menjëherë pas ndeshjes me Anderlecht në Champions League shpreh pakënaqësinë sepse luan shumë pak madhe dha ultimatum duke përmendur se agjenti i tij po vjen.

"I kisha thënë Allegrit se do të shënoja, madje i thashë se do të futem të shënoj dhe të mbyll ndeshjen. Sa për dëmtimin, mora disa goditje por nuk duhet asgjë e rëndë. E ardhmja? El Shaarawy po ecën mirë por tani të shikojmë. Dua të luaj më shumë, tani vjen agjenti im dhe të shikojmë", u shpreh Pato pas golit të djeshëm kundër Anderlecht.

Fjalët e sulmuesit nuk do t’i pëlqejnë aspak Adriano Gallianit apo Silvio Berlusconit që një vit më parë refuzuan në momentin e fundit 36 milionë euro nga PSG me kontratën e tij që skadon pas 18 muajsh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!