Huliganët maqedonas: Shkojmë të mbysim shqiptarë(Foto)

Unknown | Thursday, November 22, 2012 |


Fyerjet, ofendimet dhe sharjet anti-shqiptare nga ana e grupeve huligane dhe tifozëve maqedonas nuk po gjejnë të ndalur, ndërsa ndaj tyre askush nga institucionet shtetërore nuk po merr masa.

Një grup me rreth 30 të rinj maqedonas, të cilët marshonin nëpër qendrën e Shkupit dhe mbanin në dorë një flamur të bardh me kryq të kuq dhe me shkronjat “NKB” po brohorisnin “shkojmë të vrasim shqiptarë”, “nuk na duhen shqiptarët”, dhe fyerje të tjera nacionaliste anti-shqiptare.

Edhe pas shumë kritikave dhe zërave të ashpër të faktorëve të ndryshëm në vend por edhe të atyre ndërkombëtar, kjo “sëmundje” tek të rinjtë maqedonas nuk po gjen shërim. Ata mezi po presin ndonjë aktivitet sportiv, që të grupohen dhe menjëherë t’ia nisin me brohoritje anti-shqiptare nga më të ndryshme, raporton "Zhurnal".

Pas të gjitha ndodhive të këtilla që kanë ndodhur prej në fillim të këtij viti, kur tifozët maqedonas fyenin shqiptarët në stadiumet sportive në Serbi dhe deri më sot, nuk është marrë masa ligjore ndaj asnjërit prej huliganëve maqedonas, edhe pse ka pasur paralajmërime nga Ministria e Punëve të Brendshme,  ndërsa ka disa raste kur të rinjtë shqiptarë janë marrë në pyetje por edhe kanë fituar shqiptim të dënimeve. Pasi që nga institucionet përkatëse këto huliganë po lihen të lirë, ata vazhdojnë me komoditet të shprehin urrejtjen anti-shqiptare.

“Zhurnal”, pasi ka dëgjuar brohoritjet ka arritur të bëjë edhe disa foto të huliganëve duke kaluar nëpër qendrën e Shkupit dhe atë, nga “porta Maqedonia” drejt godinës së Postës dhe Telekomunikacionit.



Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!