Elbasani kërkon autokritikën ndaj liqenorëve

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Verdheblutë do të kërkojnë të bëjnë autokritikë ndaj pogradecarëve, pas asaj ndodhi një javë më parë me Ilirinë, teksa u mundën 5-0. Përballë liqenorëve, elbasanasit kanë mundësinë të nxjerrin gjithë “inatin” e takimit të kaluar. 

Gjasat janë që edhe këtë sezon elbasanasit të mos ngjiten më në Superiore, kjo për shkak të rezultateve të dobëta të koleksionuara në transfertë. Megjithatë, një fakt i tillë nuk do të thotë se e kanë humbur plotësisht besimin, sepse janë të bindur se edhe rivalët e tjerë do të bëjnë hapa falsë dhe Elbasani mund t’i arrijë. Ndaj, pavarësisht se ajo humbje e fundit i shokoi të gjithë, tani verdheblutë janë duke menduar me gjakftohtësi për vazhdimësinë e kampionatit pasi, në të kundërt, do të turpëroheshin më shumë nga sa e bënë. 

Një lajm i mirë ka të bëjë me lojtarët që janë të gatshëm për këtë sfidë ku, pavarësisht se ndaj Ilirisë u ndëshkuan katër futbollistë me kartonë, asnjëri prej tyre nuk rrezikon. Vetëm Olatunjit do t’i duhet të vijojë dënimin prej pesë takimesh, ndërsa Hila edhe për këtë sfidë do ta ketë të pamundur të zbresë në fushë, sepse nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi.
Ardit Senja

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!