Ferra drejt operimit, vendosin mjekët

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Bluve të kryeqytetit prej tri javësh u mungon një nga lojtarët më të mirë të skuadrës për këtë sezon. Goeladori dinamovit, Endrit Ferra, u dëmtua në gjurin e djathtë në ndeshjen e fituar 3-0 përballë Butrintit, ku edhe shënoi një prej golave. Mirëpo gjendja e gjurit duket se është përkeqësuar nga java në javë, aq sa pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ndonëse ka kryer disa seanca fizioterapeutike ai nuk ka asnjë përmirësim, ndaj mjekët i kanë sugjeruar operimin e gjurit, në mënyrë që ky problem të marrë fund. Momentalisht mësohet se është në fazë ekzaminimesh, por që shumë shpejt mund të operohet. Sa i përket zëvendësuesit të tij deri në javën e fundit të kësaj faze, pritet që ai të jetë Rakipi.
Erjon Hamitaj

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!