Falcao do të respektojë kontratën
Pothuajse çdo ditë dalin zëra mbi Radamel Falcaon, një nga sulmuesit më në formë në La Liga por edhe në Evropë. Kolumbiani pak ditë më parë konfirmoi se realiteti i tij është Atletico Madrid dhe nuk mendon për asgjë tjetër, por fjalëve të tij i shtohen edhe ato të presidentit Enique Cerezo që nuk e shikon skuadrën pa bomberin kolumbian.
“E vërteta është se nuk kam dëshirë të flas shumë për Falcaon, por kur ke kontrata me lojtarët atëherë je edhe i qetë. Kontratat janë bërë për t’u respektuar por gazetarët duhet të më pyesin edhe për lojtarët e tjerë për shembull Arda Turan”.
Për Radamel Falcaon ka shumë zëra, ku në Spanjë e shikojnë si zëvendësuesin e mundshëm të Ronaldos nëse ky i fundit ikën nga Madridi por flitet edhe për një kalim në Angli te Chelsea ose Man. City.
Category: Futboll