Ferguson: Nani fajtor për disfatën

dardanmiftari | Thursday, November 01, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka treguar me gisht kah Nani, duke e bërë portugezin fajtor për disfatën 5-4 nga Chelsea në Kupën e Ligës.
Mysafirët nga Manchesteri e panë veten në avantazh tre herë në takimin e zhvilluar në Stamford Bridge dhe ishin 3-2 në minutat e fundit të pjesës së rregullt takimit, kur Nani humbin topin dhe më pas Blutë fituan penalti. Eden Hazard ishte i saktë nga pika e bardhë për të çuar në lojë shtesë, dhe vendasit në fund fituan me rezultat 5-4.
“Ne ua dhamë topin për golin e tretë, kur kishim një kontroll të plotë të ndeshjes në atë moment, duke luajtur një futboll shumë të mirë”.
“Gjithë çfarë duhej të bënim ishte ta mbyllim ndeshjen dhe ta ruajmë posedimin. Nani vendosi të përpiqet të tejkalojë njërin dhe humbi topin, dhe pastaj ishte një ndërhyrje penaltie”.
“Nuk e di nëse ishte penalti ose jo. Mendoj se në atë moment lojtarët tanë të rinj filluan ta ndjejnë atë dhe pastaj ishte një kohë shtesë shumë e vështirë”.
“Nani është një lojtar me përvojë, ai është një lojtar individual, një që dëshiron të mposhtë rivalët dhe ne nuk do ta dekurajojmë atë, por në një situatë të tillë nëse ai do ta kishte mbajtur topin në kënd, ndeshja do të kishte mbaruar”, ka thënë Fergie për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...