Kaka: Do ta mbyll kontratën te Reali

dardanmiftari | Thursday, November 01, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, thotë se ai dëshiron ta mbyllë kontratën me kampionin e La Liga dhe shton se kurrë nuk është joshur nga ofertat e klubeve tjera gjatë verës.
Fituesi i çmimit Topi i Artë në vitin 2007, është lënë anash nga trajneri Jose Mourinho, por impresionoi me një hat-trick në shtator në një ndeshje miqësore për të nderuar presidentin e nderit Alfredo Di Stefano. Që atëherë Kaka po gjen më shumë hapësirë në skuadrën e Realit.
“Edhe kur kishte shumë fjalë gjatë verës, nuk kam menduar të largohem pasi isha i sigurt se mund t’i jepja shumë Real Madridit”.
“Ende kam edhe tre vite të mbetura në kontratën time dhe mendoj se mund të kontribuoi. Dua të vazhdoj te Real Madridi, ta fitoj vendin tim dhe të fitoj tituj”, ka thënë Kaka. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...