Figo: Adriano, shembulli më i keq

Edw | Saturday, November 17, 2012 |


Ish-mesfushori i Interit, Luis Figo, ka goditur ashpër ish-sulmuesin e Interit, Adrianon, për qasjen që ai kishte ndaj futbollit kur ky i fundit ishte te gjiganti italian.

Komentet e Figos vijnë pas problemeve të vazhdueshme edhe tani të Adrianos me klubin e tij të fëmijërisë, Flamengon.
“Adriano është shembulli klasik se si ta shkatërroni talentin tuaj”.
“Taleni është sekondar nëse nuk barashpeshoni përkushtimin dhe profesionalizmin – dy gjëra që atij i kanë munguar totalisht”, ka thënë Figo.
Për Figon shembull i përkryer është legjenda brazilian Ronaldo, se një sportist duhet të shfrytëzojë talentin në të mirë të suksesit të tij.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!