Guardiola: Chelsea? Shikojmë në fund të stinorit

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Sipas mediave, ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të jetë trajner i Chelseat para fundit të stinorit aktual.

Kampioni aktual Evropian e ka larguar Robertto Di Matteon pas humbjes nga Juventusi 3:0 në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.

Më gjithë këtë, Chelsea është në krizë të thellë të rezultateve, pasi që është një hap larg rënies nga Liga e Kampionëve, derisa në Premier Ligë zë vendin e tretë.

Derisa mediat spekulojnë se ‘nishani’ i pronarit të Chelseat, Roman Abramoviç është Guardiola, spanjolli ka deklaruar se ai aktualisht dëshiron të çlodhet në Nju Jork deri në fund të stinorit, kurse më pas do t’i shqyrtoj ofertat që do t’i vijnë, duke mos mohuar emërimin e mundshëm si trajner i ‘bluve’ të Londër. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!