Demantohet ‘Top Channel’ - Prishtina e 89-shi, sfidohen në Kukës

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Pavarësisht se në shkrimin e botuar të hënën në uebfaqen top-channel.tv, nuk figuronte emri i Trepçës ’89, për të marrë pjesë në turneun ‘Pavarësia’, megjithatë skuadra mitrovicase do të udhëtojë drejt Shqipërisë. Kanë qenë drejtuesit e Trepçës ’89 që kanë reaguar në lidhje me shkrimin e njëjtë të botuar të martën në gazetën ‘Sport’. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar pjesëmarrjen e Trepçës ’89.

Gazeta ka kontaktuar zëdhënësin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Lirim Zalla, i cili bëri të ditur se Trepça ’89 do të marrë pjesë në këtë turne.  “Informata e dhënë nga top-channel, ka qenë e gabuar. Po ashtu, nuk janë pesë skuadra, por gjashtë që marrin pjesë”, tha Zalla për “Sport”. Sipas tij, Trepça ’89 dhe Prishtina do ta sfidojnë njëra-tjetrën në Kukës.

“Turneu nis të mërkurën (sot) me ndeshjen Tirana – Otranti, që luhet në Shkodër. Të enjten në Kukës takohen Prishtina dhe Trepça ’89”, shtoi zëdhënësi i FSHF-së. Sfida ndërmjet skuadrave të Kosovës fillon nga ora 14:00 dhe luhet ne bari artificial.

Sipas Zallës, fituesit nga këto dy sfida do të takohen në finale me Shkëndijën e Tetovës dhe Flamurtarin e Vlorës. “Finalet luhen më 27 nëntor në Vlorë dhe zhvillohen me sistemin nga 45 minuta. Ato fillojnë nga ora 12:00”.

Trepça ’89 dhe Prishtina do të udhëtojnë sot drejt Shqipërisë. Ato pritet të udhëtojnë me përbërjet më të mira. Ekspedita mitrovicase niset në ora 9:00. Të dyja skuadrat, të dielën u përballën ndërmjet veti, ku sfida u mbyll pa fitues 1:1. ishtina e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parë me 34 pikë, katër më shumë se e dyta, Trepça ’89. Turneu në fjalë i kushtohet 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe është tradicional. Vitin e kaluar turneu u fitua nga Hysi. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!