Messi më efikas se krejt Milani

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Më nuk është risi kur Leo Messi shënon gol, sepse këtë e bënë gati në cdo ndeshje, mirëpo pas cdo goli të shënuar magjistari argjentinas thyen nga një rekord, kështu që këtë stinor ai është më efikas se një skuadër e tërë.

Derisa futbollistët e Barcelonës merdhiheshin në Moskë, Messi Spartakut në Ligën e Kampionëve iu tregoj se cfarë dinë të bëjë.

Para kësaj, futbollisti më i mirë në botë është barazuar me Raulin i cili tundi rrjetat në 19 qytete të ndryshme në Ligën e Kampionëve.

Pas Messit dhe Raulit janë Ruud Van Nisterlooy i cili ka shënuar gola në 18 qytete të ndryshme, më pas Thierry Henry (16), Zlatan Ibrahimoviq (14) dhe Hernan Crespo (14).

Messi kohë më parë ka përparuar edhe në listën e shënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve, pasi që me 56 gola të shënuar renditet i dyti, para Nisterlooyt. Para tij tash është vetëm Rauli me 71 gola, por vështirë se ai do të jetë edhe gjatë në krye të kësaj renditje.

Edhe interesant se Messi me 80 gola për Barçën dhe Argjentinën në vitin 2012 e ka kaluar tërë skuadrën e Milanit që ka shënuar 76 gola. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!