Huliganët napolitan djegin veturën e tifozit të Foggias (Video)

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Tifozët e Napolit ka qenë vërtetë ‘luftarak’ këtë vikend. Një grup huliganësh i ka sulmuar tifozët e Foggias, skuadrës italiane të rangut të katërt, të cilët ktheheshin nga ndeshja.

Së pari ata ndalen autobusin me tifozë të Foggias duke hedhur koktej molotovi dhe mjete piroteknike.

Megjithatë, autobusi pas disa minutave arriti të largohet, por këtë nuk e arriti tifozi që ishte i vetëm në veturë.

Atij huliganët i hodhën mjete ndezëse në veturë, i cili më pas u dogj, kurse ngasësi mezi u largua. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!