Marchisio: Ndaj Chelseat, ndeshja e vitit

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ka folur për rëndësinë e ndeshjes ndaj Chelseat, duke thënë se sfida është më e madhja këtë vit për Juventusin dhe se fitorja është opsioni i vetëm për Zonjën e Vjetër.

 “Është ndeshja më e madhe e vitit për ne. Ne kemi përfunduar në seksionin më të vështirë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe ne duhet të përballemi me kampionin në fuqi”.

“Ndoshta Chelsea është më me përvojë në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh se po luan viteve të fundit rregullisht në këtë garë”.

“Por, ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe tejet të përgatitur për këtë ndeshje. Ne po hyjmë në këtë takim në momentin më të mirë, pasi reaguam mirë pas humbjes nga Interi”, ka deklaruar Marchisio. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!