Roma fiton pa pësuar gol
Roma ka arritur që në ndeshjen e fundit të xhiros së 13, ta mposhtë Torinon në Olimpico me rezultat të bardhë 2:0.
Gjallorosët deri te fitorja erdhën vetëm në pjesën e dytë, kur së pari Osvaldo shënoi nga pika e bardh në minutën e 71, pasi më herët në zonë u pengua Marquinho.
Golin e qetësisë Roma e arriti katër minuta para përfundimit të takimit, kur Miralem Pjaniq, shënoi nga afro 20 metra, për rezultatin përfundimtar 2:0.
Për Torinon në këtë takim, i plot ishte mesfushori shqiptar, Migjen Basha, i cili kishte një paraqitje mjaftë të mirë në mesfushë. Kjo ishte humbja e parë e Torinos, si mysafirë pas 7 ndeshjeve të zhvilluara. (Betim Zeqiri/ORAinfo)
Category: Futboll