Ja “viktimat” e Roman Abramovichit

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Që nga koha që Roman Abramovich e ka blerë skuadrën e Chelseat, 8 trajnerë janë viktimizuar nga ai duke u shkarkuar nga posti i trajnerit. Madje disa nga ta janë trajnerë të njohur që kanë lënë gjurmë viteve të fundit në futbollin evropian.
Kur erdhi në skuadër e gjeti italianin Claudio Ranieri. Nuk vonoj shumë dhe e solli Jose Mourinhon nga Porto. Fitoj Premierligën me të por jo edhe Ligën e Kampionëve, kështu që edhe ai u shkarkua.
Vendin e tij e zuri asistenti izraeliti Avram Grant. Befasisht ai e dërgoi Chelsean deri në finale të Ligës së Kampionëve por që u mposhtë në penallti nga Manchester United. Dhe e shkarkua.
Kampioni i botës me Brazilin, Luis Felipe Scolari ishte zgjedhja e radhës por që asesi nuk bëri punë dhe përfundoi me shkarkim.
I famshmi holandez Guus Hidink ishte zgjedhja e radhës por që nuk vazhdoj shumë me Chelsean. Dëshira e Abramovichit quhej Carlo Ancelotti, dëshirë e cila edhe u plotësua. Ish trajneri i Milanit kaloj një edicion te Chelsea pas të cilit edhe u shkarkua.
Kampion me Porton në Portugali, dhe në Europa League. Ky ishte Andres Villas Boas i cili erdhi për të bërë historinë në Chelsea, por që nuk bëri asgjë, pasi që pas pak muajsh edhe u shkarkua. Përkohësisht u vendos që trajner të jetë Roberto Di Matteo.
Asistenti italian arriti të hyjë në histori të kësaj skuadre duke e bërë kampion në Champions League për herë të parë në histori të klubit. Por as italianit nuk i zgjati shumë pasi që mjaftuan disa rezultate negative në ligë, sidomos humbja ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, që edhe Di Matteo të ecë.
Kush do të jetë trajneri (viktima) e radhës?
Flitet për Pep Guardiolën si një nga dëshirat më të mëdha të Abramovichit por që ende nuk ka përgjigje nga trajneri i famshëm spanjoll. Përkohësisht deri në fund të sezonit ka gjasa që Rafael Benitez të jetë trajner i Chelseat./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!