Juve nuk ka sulmues klasi

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, e ka të qartë se Bianconerëve u mungon një sulmues klasi në fazën ofensive.
Zonja e Vjetër pësoi humbjen e parë pas 50 ndeshjes në Serie A, edhe atë nga rivali i përjetshëm, Inter, ndërsa menaxheri kryesor i klubit e ka kuptuar mungesën e një sulmuesi me nam.
“A ishte i mirë sulmi ynë? Po, ndoshta me një sulmues më efektiv do të kishim pasur tjetër rezultat”.
“E dinim se ata janë konkurrentë për Scudetto, mirëpo nuk ishim në formën tonë më të mirë. Nuk ishim në gjendje të ruanim intensitetin tonë dhe huqëm shumë kundërsulme”, ka theksuar Marotta për Tuttosport.
Largimi i Alessandro Del Pieros (i detyruar nga mosha), padyshim që ka lënë boshllëk në qëndrueshmërinë dhe kontinuitetin e fazës ofensive të bardhezinjve. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...