‘Rafael mund të bëhet më i mirë se Neville’

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, e ka lëvduar mbrojtësin e djathtë, Rafael, duke thënë se ai mund të bëhet madje më i mirë se Gary Neville.
Braziliani 22-vjeçar po luan rol të rëndësishëm këtë sezon te Djajtë e Kuq, ndërsa trajneri beson se mund të arrijë nivelet e ish-kapitenit të United.
I pyetur nëse Rafael mund të bëhet po aq i mirë sa Neville, Ferguson ka thënë:
“Definitivisht, nuk ka dyshim për atë. Rafael ka padyshim më shumë talent. Ai është një brazilian që stërvitet si bishë”.
“Nuk mungon kurrë në stërvitje – djaloshi është një fanatik futbolli. Kur shkon në shtëpi gjatë verës, ai luan çdo ditë me ekipin e tij të rrugës në Brazil”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...