Milani e meritoi një mbrëmje kënaqësie

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se pas një periudhe të vështirë Rossonerët e merituan fitoren prej 5-1 kundër Chievos të shtunën.
“Skuadra luajti mirë nga fillimi deri në fund. Teknikisht dhe fizikisht, ishim në formë të mirë dhe mbi të gjitha, secilin lojtar e kisha në dispozicion. Është gjë e rëndësishme të zgjedhësh ekipin e duhur”.
“Pas periudhës së krizës, na nevojitej një mbrëmje si kjo dhe po ashtu e kemi merituar”.
“Akoma duhet të përmirësohemi në shumë aspekte, por jemi në rrugë të mirë për të arritur diçka në një sezon që nuk filloi mirë”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...