Krasniqi nuk e nënvlerëson Heymanin
Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi nuk e nënçmon në asnjë mënyrë kundërshtarin e tij, amerikanin Max Heyman. Krasniqi do të përballet me Heymanin të premten në Magdeburg në luftën e vlefshme për mbrojtje të titullit WBO International të kategorisë gjysmë të rëndë.
Krasniqi këtë titull e fitoi muaj më parë. "Mezi pres luftën time të radhës. Për mua tash çdo luftë është sikur të ishte luftë për titull bote. Kështu i qasem edhe sfidës sime kundër Max Heymanit", ka thënë 25-vjeçari, përcjell "Boxen.de". Kundërshtari i tij Heyman 33-vjeçar vlerëson lartë Krasniqin.
"Unë jam informuar mirë për të. Krasniqi është një boksieri i ri dhe mjaft i fortë. Do të jetë një përballje shumë e fortë dhe duhet të jap më të mirën", ka thënë Heyman. Krasniqi në boksin profesionist ka 38 fitore e dy humbje, ndërsa Heyman ka 25 fitore, 11 humbje e katër barazime.
Category: Futboll