Barcelona e humb për 4 javë Aleksis Sançez

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Barcelona ka vuajtur shumë nga dëmtimet e shpeshta në repartin e mbrojtjes, prej nga e ka parë veten edhe në emergjencë të plotë, ndërsa sulmi i saj ka gëzuar shëndet të plotë në cdo drejtim. Falë kësaj, katalanasit kryesojnë La Liga-n, me tetë pikë përpara rivalëve të përbetuar madrilenë. Megjithatë, kësaj here i takon Aleksis Sancezit, që të bëjë “pit stop”. Jo për zgjedhje taktike të trajnerit Vilanova, por për shkak të një dëmtimi.

Blaugranët kanë qartësuar situatën e lëndimit të fundit në këmbë të kilianit, duke konfirmuar lajmin e keq: Sancez duhet të qëndrojë deri në një muaj mënjanë, jashtë skuadrës. Sipas njoftimit zyrtar të klubit katalanas, Sancez do të jetë i detyruar të mungojë për katër javë, si rezultat i një dëmtimi në këmbë. 23-vjeçari u detyrua të zëvendësohej pas vetëm 20 minutash lojë, në miqësoren e kombëtares së tij kundër Serbisë, të mërkurën, ndërkohë që rezultatet e skanerit kanë zbuluar se është duke vuajtur nga ndrydhja e një ligamenti lateral në këmbën e djathtë. 

Nëse lëndimi e mban sulmuesin larg fushave të blerta për aq kohë sa ka frikë stafi i Barcelonës, atëherë kilieni mund të humbasë potencialisht deri në tetë ndeshje; që do të thotë se s;do të jetë pjesë e sfidave vendimtare në “Champions League” kundër Spartak Moskës dhe Benfikës, ndërsa rrezikon edhe përplasjen e kryesuesve të La Liga-s, me Atletiko Madrid.

Kjo nuk do të jetë mungesa e tij të parë për skuadrën nga “Camp Nou”. Edhe në fillim të sezonit ai ka vuajtur nga një dëmtim i vogël në kofshë, i cili e mbajti atë jashtë për një periudhë të shkurtër kohe. Sancez, gjithashtu, ka një histori të tillë dëmtimesh me kombëtaren, për të cilat trajneri Tito Vilanova e ka këshilluar të jetë më i kujdesshëm.

Megjithatë, ka një lajm tjetër të mirë për Barcelonën. Kapiteni Karles Puyjol, i cili humbi disa javë, pas dëmtimit në beryl, mund të jetë gati për t’u kthyer në veprim kundër Zaragozës, të shtunën në mbrëmje. Nga ana tjetër, Serxhio Buskets është i pezulluar për përplasjen e kësaj fundjave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!