"Marre, desha ta nokautoj Adrianon”

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Futbollistët e Shahktar Donjeckut me fitore bindëse kundër Nordsjeallandit e kanë siguruar kalimin në fazën e nokautit në Ligën e kampionëve (5:2), por fitorja në Danimarka ka mbetur në hijen e gjestit josportiv të sulmuesit, Luiz Adriano.

Braziliani arriti golin e parë për skuadrën e tij në kundërshtim me rregullat e “fair-playit”. Pasi që futbollistët vendas e larguan topin pas lëndimit të një futbollisti ukrainas, Ëillian ua ktheu atyre topin, por Adriano e pengoi këtë ‘aksion’, duke shënuar në portën e portierit të befasuar nga ky gjest.

“E pranoj se kam dashur ta nokautoi Adrianon, nuk mund të besoj se e festoi shënimin e këtij goli në mënyrë aq të pamoralshme. Na mashtroi të gjithëve, e mashtroi ‘fair-playin’ ku që të gjithë luajmë për të”, ka thënë futbollisti i kampionit danez, Jores Okore.

Trajneri i Shakhtarit, Mircea Luçesku gjithashtu ka vlerësuar se goli është shënuar në mënyrë josportive.

“U kërkoj falje të gjithëve, me vije keq që e shënuam golin dhe ai gol ka ngjallur aq shumë debate. Luiz Adriano me tha se ka reaguar instinktivisht. Më pas i lejuam kundërshtarët të kthehen në lojë, por Stepanek nuk i kuptonte instruksionet e mija”, ka thënë ai.
UEFA ka nisur masa disiplinore kundër Adrianos. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!