Tottenham, ofertë për Pjaniqin

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |


Skuadra londineze, Tottenham, është duke bërë gati një ofertë për yllin boshnjak, të Romes, Miralem Pjaniq. Thuhet se Villas Boas, ka në listë të parin fantazistin boshnjak, i cili nuk është aktivizuar shumë në fillim të sezonit, nga trajneri i Romës, Zdenek Zeman, dhe largimi i tij në janar duket i mundshëm.

Londinezët, kanë bërë gati ofertën që peshon 20 milion funta, dhe tani gjithçka do të varët nga krerët gjalloros, se a do ta pranojnë atë ofertë apo jo.

Edhe në afatin kalimtar të Qershorit, Roma kishte refuzuar dy oferta të majme për mesfushorin boshnjak,njëra ishte nga klubi katalunas Barcelona dhe tjetra nga Tottenham, që të dy ofertat peshonin shumën 25 milion euro, por që janë refuzuar nga krerët e Romës, menjëherë. (Betim Zeqiri/ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!