Kontinentet në garë për Beckham

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Në cilin kontinent do të përfundojë Beckham kjo është e gjithë dilema e mediave sportive. Edhe pse është 37 vjeç dhe në fund të karrierës ajo që po ndodh me Beckham nuk ka ndodhur me asnjë futbollistë më parë. Pasi ka konfirmuar se do të largohet nga LA Galaxy, për yllin anglez kanë ardhur oferta nga të gjitha anët, dhe me shuma të majme. 

Fotoja tregon qartë interesin e shumë skuadrave të mëdha në kontinente të ndryshme të cilat kërkojnë shërbimet e mesfushorit përpara se ai të varë këpucët. Mediat shkruajnë se Beckham para se të vendosë se ku do të shkojë duhet të marrë edhe pëlqimin e gruas Victoria, është ajo që vendos se ku dëshiron të jetojë për disa vjet. 

Bukuroshja angleze ka provuar më parë Gadishullin Iberik, ose më saktë Madridin, më pas një nga kryeqytet e modës Milanon, diellin e Los Angeles, dhe tashmë kërkon një aventurë të re.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!