WADA masa të rrepta kundër Doping-ut

Ilir Tërstena | Wednesday, November 21, 2012 |

Duket se do të ketë masa më të rënda për të gjitha rastet e sportistëve që rezultojnë pozitiv në testet antidoping.  Agjencia Botërore Antidoping  “Wada” kërkon të rrisë vitet e dënimit për sportistët të cilët dopohen, dhe përdorin substanca të ndryshme të ndaluara.  

Nëse Kodi i ri antidoping do të miratohet, masat e reja hyjnë në fuqi në vitin 2015. Aktualisht, kodi parashikon pezullim deri në 2 vjet për sportistët që dhunojnë te drejtat e kodit dhe rezultojnë pozitiv në testin e gjakut dhe urinës. Me projektin e ri të WADA-s, pezullimi mund të zgjatet deri në 4 vjet.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!