Messi, futbollisti më i mirë në La Liga

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit 2011/2012 në La Liga. Ky shpërblim bazohet nga votat e futbollistëve dhe trajnerëve nga dy ligat kryesore të Spanjës.
Argjentinasi gjithashtu është zgjedhur edhe sulmuesi më i mirë në La Liga, duke e mposhtur kështu dyshen madrilene, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
“Për këto dy shpërblime dua t’i falënderoj trajnerët që më votuan si sulmuesin më të mirë dhe koleget që më votuan si futbollistin më të mirë”.
“Është nder i madh për mua t’i fitoj këto shpërblime. Unë i kam fituar edhe vitin e kaluar gjithashtu, është një kënaqësi e madhe dhe një gëzim i madh”, ka deklaruar 25-vjeçari.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, u shpall si portieri më i mirë, teksa Sergio Ramos u shpall mbrojtësi më i mirë. Mesfushori qendror më i mirë u shpall Xabi Alonso, ndërsa mesfushori ofensiv më i mirë u shpall Andres Iniesta.
Trajneri më i mirë u zgjodh Pep Guardiola. Talenti i vitit u zgjodh futbollisti i ri i Malagas, Isco. Ndërsa Carles Puyol e fitoi shpërblimin e ‘Fair Play’. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...