Messi luan ndaj Celta Vigos

dardanmiftari | Saturday, November 03, 2012 | 0 Komente

Top golashënuesi i La Ligas, Lionel Messi, ka munguar në stërvitjen e të premtës para ndeshjes ndaj Celta Vigos, për shkak se e dashura e tij Antonella Rocuzzo solli në jetë fëmiun e parë të argjentinasit, djalin Thiago.
Lionel Messi edhe pse është tejet i lumtur që është bërë baba, nuk pritet të mungojë për fat të keq të Celta Vigos në ndeshjen që zhvillohet sonte mbrëma në Camp Nou.
“Ai do të luajë ndaj Celtas. Nuk ndryshon asgjë nëse s’ka stërvitur një ditë”, ka theksuar Tito Vilanova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...