United pa probleme me Arsenalin (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, November 03, 2012 | 0 Komente

Robin Van Persie ka shënuar gol në ndeshjen e parë ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit, që u mposht me rezultat 2-1 në Old Trafford nga Manchester United.
Starti në këtë takim ishte i përkryer për Unitedin. Kjo pasi vetëm pas tre minutash lojë realizoi askush tjetër pos Robin Van Persiet, për t’ua minimzuar shpresat mysafirëve.
Në vazhdim të pjesës së parë Arsenali tenton të organizojë raste, por reparti defensiv i Manchester United u tregua shumë i suksesshëm.
Në fund të pjesës së parë akordohet një penalti për Djajtë e Kuq, të cilën nuk e konkretizoi Wayne Rooney.
Në pjesën e dytë Manchester United u tregua më konkret dhe e mbaroi ndeshjen në minutën e 67-të me anë të golit të Patrice Evras për 2-0.
Vetëm dy minuta më vonë, Jack Wilshere largohet nga loja me kartonin e dytë të verdhë dhe kështu Arsenali definitivisht në fund kishte gjasa të vogla për të bërë ndonjë rikthim sensacional.
Golin e nderit për mysafirët e realizoi Santi Cazorla për 2-1 në minutën e katërt të shtesës.
Me këtë fitore Manchester United ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, dy pikë më shumë se sa Chelsea që nga ora 16:00 takohet me Sëansean, kurse Arsenali mbetet në kuotën e 15 pikëve në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

1-0 

 
2-0

 
2-1

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...