Mourinho është trajner i shkëlqyer

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Ish-futbollisti gjerman, Gunter Netzer, ka thënë fjalë të mira për trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, duke potencuar se trajnerët e shkëlqyer “nuk duhet të jenë normalë”.
“Ai ka një fiksim pozitiv. Gjithçka që mendon dhe bën është e përshtatur për sukses. Ajo që është e pazakontë tek ai është fakti se ka krijuar një atmosferë në dhomën e zhveshjeve, ku edhe zëvendësuesi më i fundit ndihet i lumtur”.
“Është e qartë se ai ka tipare të çuditshme në karakterin e tij, por ajo që vlerësoj tek ai është se e mbron skuadrën e tij nga çfarëdo armiqësie nga jashtë. Ai kujdeset dhe mendon vetëm për skuadrën dhe kjo, sipas meje, është një situatë ideale”.
“Ai është kërkues, sepse qëndron pas suksesit. Ai e ka drejtuar Porton, Chelsean, Interin dhe tash Real Madridin. Kjo nënkupton se duhet të pranoni disa pakëndshmëri kur bëhet fjalë për Mourinhon”, ka thënë Netzer për Bild.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...