“Mourinho mund t’ia dalë me presionin te Reali”

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, nuk brengoset për aftësinë e Jose Mourinhos që të menaxhojë presionin te klubi mbretëror.

“Mourinho ka punuar në këtë nivel për shumë vite, duke u kënaqur, por edhe duke vuajtur”.
“Ai e di se si të menaxhojë presionin dhe është edhe më i përkushtuar për të fituar trofe, kjo është arsyeja pse ai është këtu”, ka thënë Karanka.

Ai shtoi se për ndeshjen ndaj Betisit ekipi pritet të jetë i lodhur pasi një pjesë të madhe të takimit ndaj Manchester Cityt mbretërit e luajtën me një njeri më pak në terren.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!