PSG, 100 milionë për Ronaldon?

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi gjiganti francez është duke planifikuar sërish që të bëjë një ofertë prej 100 milionë eurosh për Real Madridin, në mënyrë që të joshë klubin mbretëror që të heqë dorë nga asi portugez.

Është thënë më parë se PSG ka gati 100 milionë euro për Ronaldon, por këto spekulime ishin hedhur poshtë nga drejtues të PSG-së të cilët nuk ishin të interesuar të jenë të përfshirë në spekulime.

Sidoqoftë, Goal raporton se PSG e ka marrë seriozisht punën e transferimit të Ronaldos dhe verën e ardhshme mund të jemi dëshmitarë të njërit prej transfereve më të mëdha në vitet e fundit.
Ronaldon te PSG do ta priste Ibrahimovic, një tandem që sigurisht se do të frikësonte gjithë botën. 
 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!