Ronaldo jashtëtokësor: 196 gola në 192 ndeshje

Lina's | Monday, April 15, 2013 |

Cristiano Ronaldo është me të vërtetë fabrikë e golit. Futbollisti portugez nuk ndalet së shënuari dhe këtë e konfirmoi edhe mbrëmë ndaj Athletic Bilbaos, ku realizoi dy gola.

Aktualisht, ylli portugez ka arritur në kuotën e 196 golave në fanellën e Real Madridit nga 192 ndeshje të zhvilluara, që i bie pak më shumë se një gol për ndeshje, një statistikë e jashtëzakonshme kjo.
28 vjeçarit i nevojiten vetëm edhe katër gola, për ta arritur kuotën e 200 golave me ‘Los Blancos’, duke u ngritur në listën e golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

Ai mund ta kalojë pozitën e pestë, të cilën e mban Hugo Sanchez me 208 gola, ndërsa Alfredo Di Stefano (308) e Raul (323), duket të jenë më larg për t’u arritur. Këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 50 gola nga 48 ndeshje. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!