Serbet kënaqen me incidentin e ndodhur në Merdarë

Lina's | Monday, April 15, 2013 |

Incidenti në Merdarë, pas ndeshjes Hysi – Prishtina (0:1) duket se i ka kënaqur ‘komshinjtë’ tanë.
Mediat serbe, sot kanë përqeshur me incidentin, ku kanë qenë të përfshirë zyrtarë dhe tifozë të skuadrës së Hysit dhe disa futbollistë të Prishtinës.

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit të ndeshjes, është krijuar një tollovi, e ku më keqi e pësuan lojtarët e Prishtinës, të cilët u sulmuan fizikisht.

Ky ishte eksesi i radhës që ndodh në terrenet tona sportive duke i qitur edhe një hije të keqe sportit tonë pikërisht në kohën kur kërkojmë integrimin në arenën ndërkombëtare. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!