Wenger: I jemi përshtatur Giroudit

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se ekipi i tij i është adaptuar stilit të lojës së sulmuesit Olivier Giroud, i cili është jashtëzakonisht i fortë në ajër.

“Ai është lojtar tipik për futbollin anglez. Unë besoj se ai i ka karakteristikat që unë i kam kërkuar nga një sulmues për futbollin anglez. Ne i jemi adaptuar aftëisë së tij. Kur krosoni topin, ju mendoni se keni krijiuar një rast pasi ai është aty për ta goditur topin”.

“Ai është prej sulmuesve më të mirë për gola me kokë. Thierry Henry nuk ishte specialist në ajër, Bergkamp jo, Kanu jo, as Anelka. Ian Wright nuk ishte poashtu specialist në ajër. Bendtner ishte i mirë, por nuk luajti shumë ndeshje”.
“Unë besoj se Giroud ka punë për të bërë, por ai ka përkushtim dhe kapacitet për të fituar topin në ajër si në mbrojtje për kundërsulme ashtu dhe në sulm për të shënuar gola. Ai më bind më shumë se sa që kam pritur. Qëndrimi i tij...ai është luftëtar i vërtetë. Ai është pranuar mirë nga tifozët jo për shkak të lojës, por më shumë për shkak të përkushtimit në fushë”, është shprehur francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!