Mourinho: Ronaldo, sulmues tipik ndaj Levantes
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të startojë ndeshjen ndaj Levantes si një sulmues qëndror klasik.
Karim Benzema dhe Gonzalo Higuain janë duke vuajtur nga dëmtimet në kofshë, ndërsa trajneri portugez pritet që bashkëkombasin e tij ta shfrytëzojë si sulmues qëndror.
“Te Levante, Cristiano Ronaldo do të luajë sikur një nr. 9. Ne do të luajmë me Di Marian, Cristiano Ronaldon dhe Callejonin në sulm”, ka theksuar Mourinho për gazetarët.
Category: Futboll
0 Komente