Chicharito me këmbë në tokë pas heroizmave
Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, është mundur që të zvogëlojë lëvdatat për të dhe rolin që pati në fitoren e madhe prej 3-2 ndaj Aston Villas, përkundër faktit se realizoi dy herë duke u inkuadruar nga pankina.
Manchester United ishte në disavantazh prej dy golash, para se Javier Hernandez doli në skenë për të përmbysur gjithcka dhe për të kthyer në lojë ekipin e tij.
“Të jem i sinqert, në kokën time kurrë nuk kam menduar se po bëj ndryshim të madh në lojë apo dicka të tillë”.
“Gjëja e vetme në kokën time është që të bëj më të mirën dhe të bëj atë që Ferguson më tha të bëj, të ndihmoj bashkëlojtarët dhe ne ia dolëm që të kthehemi nga disavantazhi për të fituar”, është shprehur meksikani.
Category:
0 Komente