Wenger: Nuk treguam shpirt

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk ka mundur t’u besojë syve të tij kur e pa penaltinë e Mikel Artetas në fund të ndeshjes ndaj Fulhamit të ndalur nga portieri Mark Schwarzer. Sidoqoftë, për këtë ai ka një fajtor tjetër.
 Francezi beson se ekipi i tij pasi lëshoi epërsinë harroi të luante ashtu sikurse di më së miri dhe nuk shfaqi shpirtin luftarak.
“Vështirë të them nëse merituam fitoren. Kemi pasur mundësinë, por nuk e shfrytëzuam”.
“Ishim në epërsi me dy gola, por lejuam të pranojmë dy gola të lehtë, por më pas nuk treguam shpirt fantastik. Unë besoj se ne nuk kemi treguar urgjencë për të fituar”, ka thënë Wenger. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...