Napoli interesohet për Di Matteon

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Roberto Di Matteo mund të ketë vetëm dy ditë që është shkarkuar, por ish-menaxheri i Chelseat tashmë ka joshur interesimin e skuadrave të tjera.

Sipas Daily Star, gjiganti i Serie A, Napoli, është duke menduar ta angazhojë Di Matteon si menaxher të ri gjatë verës.
Ish-italiani impresionoi drejtuesit e Napolit që në fillimin e karrierës së tij nën drejtim të Chelseat, kur ndihmoi Blutë të fitojnë 4-1 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, për të përmbysur rezultatin 3-1 të ndeshjes së parë dhe për eliminuar italianët nga gara.

Napoli ende nuk ka arritur marrëveshje të re me trajnerin aktual Walter Mazzari, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe synon ta zëvendësojë atë me Di Matteon.
Skuadra italiane aktualisht renditet e treta në tabelën e Serie A dhe mbrëmë siguroi biletën për në fazën e eliminatore të Europa League.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!