Arsenali, 150 milionë nga kontrata e re me Emirates

Edw | Friday, November 23, 2012 |

 

Arsenali ka zbuluar vazhdimin pesëvjeçar të marrëveshjes sponsorizuese të fanellave me kompaninë ndërkombëtare Emirates, nga e cila do të fitojë 150 milionë funte.

Marrëveshja është një prej më të mëdhave të këtij lloji dhe do t’u japë Topçinjve 30 milionë funte në sezon.
Përveç të drejtave të sponsorizimit të fanellave, fusha e klubit do të vazhdojë të quhet Emirates Stadium deri në vitin 2028.

“Kjo është një ditë e ngazëllyer për Arsenalin dhe të gjithë tifozët tanë. Kjo marrëveshje është një rezultat i qasjes së Arsenalit dhe kapaciteteve që kemi zhvilluar në vitet e fundit, si edhe fuqisë së partneritetit me Emirates”.
“Marrëveshja origjinale me Emirates ishte faktor kyç largimit tonë nga Highbury dhe faza e ardhshme e raportit tonë do të jetë po aq kritike për të na mbajtur neve në majë të futboll anglez dhe evropian”, ka thënë drejtori ekzekutiv i klubit londinez, Ivan Gazidis.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!