Lëndohet Pato, mungon ndaj Juves

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Massimiliano Allegri ka marrë lajme jo të mira në prag të derbit të vikendit përballë Juventusit, pasi do të jetë pa shërbimet e sulmuesit Alexandre Pato për shkak të lëndimit.

Braziliani pati probleme me kofshën në fitoren 3-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Anderlechtit, dhe u është nënshtruar ekzaminimeve për të parë shkallën e lëndimit.

Edhe pse lëndimi i Patos doli të jetë më pak serioz se sa u mendua fillimisht, ai do të mungojë në ndeshjen derbi të këtij vikendi në Serie A.

“Milani komunikon se Alexandre Pato ka marrë një goditje në kofshë gjatë ndeshjes në Bruksel. Ekzaminimet mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë dëmtim muskulor”, shkruhet në deklaratën e klubit italian.
Deri i të dielës në Serie A zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:45.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!