QPR shkarkon Mark Hughes

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Queens Park Rangers ka shkarkuar menaxherin e tyre Mark Hughes pas një serie të 12 ndeshjeve pa fitore në këtë edicion.

Faqja zyrtare e klubit të QPR ka lëshuar një deklaratë ku thuhet: “Ky vendim është marrë pas disa takimeve të njëpasnjëshme gjatë këtyre ditëve dhe nga një konsiderim i kujdesshëm nga bordi i drejtorëve”.
“Bordi i Drejtorëve dëshiron ta falënderojë Markun për përkushtimin e tij, punën e madhe dhe dedikimin gjatë dhjetë muajve sa ishte në krye”.

“Bordi tani do të punojë në mënyrë aktive për ta gjetur një menaxher të ri për ta drejtuar ekipin sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Asistent-menaxheri Mark Bowen dhe trajneri i ekipit të parë Eddie Niedzwiecki do ta menaxhojnë ekipin e QPR-së në ndeshjen kundër Manchester United këtë fundjavë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!