Njeriu më i pasur në botë shpëton Oviedon

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Skuadra e ligës së tretë spanjolle, Oviedo, e cila ndodhet në vështirësi financiare, ka njoftuar se miliarderi meksikan, Carlos Slim ka pranuar që të investoj dy milionë euro në klub.

Oviedo ka qenë në prag të falimentimit, por më pas tifozët kanë filluar të mbledhin para me ndihmën e Matas, Cazorlas dhe Michuas.

Klubi disi ka mbijetuar pasi që tifozët në dy javët e fundit kanë arritur të mbledhin më shumë se një milion e gjysmë euro duke i blerë aksionet.

Oviedo ka njoftuar se Slim ka pranuar të jetë aksionari më i madh për shkak të ‘historisë të këtij klubi spanjoll, por mbi të gjitha, për shkak të mbështetjes fantastike të tifozëve’.

Sipas revistës Forbes, Slim është njeriu më i pasur në botë, me pasuri në vlerë prej rreth 69 miliardë euro. Ai është pasuar në telekomunikacion.
Më këtë rast, Slim ka hequr dorë nga blerja e Getafes, që fillimisht kishte për qëllim të investonte miliona dollarë. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!