Nuk fiton Arsenali (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, November 10, 2012 | 0 Komente

Arsenali nuk ka arritur ta mposhtë Fulhamin edhe pse krijoi epërsi prej dy golash në fillim të ndeshjes. Takimi i zhvilluar në Emirates përfundoi me rezultat 3-3.

Topçinjtë e filluan shumë mirë takimin duke krijuar avantazh të dyfishtë. Pas një harkimi nga këndi të Theo Walcott, më së larti kërceu Olivier Giroud për të kaluar vendasit në epërsi (11’).
Një dështim tjetër të mbrojtjes mysafire e shfrytëzoi Lukas Podolski për të dyfishuar rezultatin (23’). Asistimi ishte i Mikel Artetas.
Pas një krosimi nga këndi të Bryan Ruiz, Dimitar Berbatov i ktheu mysafirët në lojë (39’).
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit u angazhua për të dërguar një krosim drejt Alexander Kacaniklic, i cili shënoi (40’) dhe bëri që skuadrat të shkojnë në pushim me shifrat identike.
Një ndërhyrje të gabuar në dëm të Ruiz, gjyqtari e dënoi me penalti. Berbatov me qetësi shënoi për epërsinë e Fulhamit (67’).
Por ky avantazh zgjati vetëm dy minuta. Një tjetër harkim të Walcott e priti Giroud për ta barazuar rezultatin (69’).
Në minutat shtesë u akordua penalti në favor të vendasve, por goditjen e Mikel Artetas e ndali portieri Schwarzer për t’ia siguruar një pikë ekipit të tij.
Pas xhiros së 11-të, edhe Arsenali edhe Fulhami numërojnë nga 16 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...